Parqe dhe hapësira argëtuese për fëmijët dhe të rriturit, si do të duket sheshi fundor te “Bulevardi i Ri”

Sociale | 2 vite më parë

Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” ka marrë formën e tij përfundimtare.  Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës.

Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një granti 11 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Katarit.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhje organike me Kamzën.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme