Partizani fiton miqësoren me Dinamon

Partizani ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Dinamos në miqësoren e zhvilluar gjatë ditës së sotme në stadiumin e Ohrit. Pas një pjese të parë pa gola, të kuqtë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 68-të me anë të Kekos.
Kjo është fitorja e dytë për të kuqtë në dy miqësoret e zhvilluara gjatë kësaj faze përgatitore. Në miqësoren e parë, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega mposhti Rabotničkin me rezultatin 3-0 me golat e shënuar nga Keko (pen.) 20′, Skuka 25′ dhe Garcia 87’.
Edhe për Dinamon kjo është ndeshja e dytë miqësore gjatë kësaj faze përgatitore në Ohër. Në ndeshjen e parë blutë mposhtën Ballkanin me rezultatin 4-1, me golat e shënuar nga Itodo (dopietë), Nani dhe Bregu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




