Partizani, marrëveshje me ish-sulmuesin e Egnatias

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Partizani rrëmben ish-sulmuesin e Egnatias. Pas arritjes së marrëveshjes me Xhuliano Skukën, të kuqtë kanë përforcuar sulmin me Vusal Isgandarlin, që në Superiore u bë i njohur me skuadrën rrogozhinase. Sulmuesi nga Azerbajxhani është aktivizuar së fundmi me turqit e Boluspor, me të cilët ka kontratë deri në fund të qershorit.

Njoftimi i klubit:

Ekipi vijon përgatitjet me intensitet të lartë në kuadër të angazhimit në kompeticionin evropian UEFA Conference League. Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit, grupi lojtarëve ka zhvilluar një tjetër seancë stërvitore dinamike në kompleksin “Partizani”.

Sot, stërvitjes iu bashkua edhe Vusal Isgandarli, me autorizimin zyrtar të klubit turk Boluspor, me të cilin është i lidhur me kontratë deri më dt. 30 qershor 2025.

Kontrata e sulmuesit azerbajxhanas me FK Partizani hyn në fuqi më dt. 1 korrik 2025, me kohëzgjatje për 1 sezon, dhe me opsion rinovimi automatik nga ana e klubit edhe për një sezon shtesë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme