Pas tensioneve, Musk: Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Donald Trump 

Botë | 1 vit më parë

Pas tensioneve e përplasjeve në mediat sociale mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk, ky i fundit është ka bërë sot një hap pas, duke deklaruar se i vjen keq për disa nga postimet që ka bërë ndaj Trump.

Me një postim në X, Musk shkruan se ““Më vjen keq për disa nga postimet e mia rreth Presidentit Donald Trump javën e kaluar. Ato shkuan shumë larg”, por pa specifikuar cilave postime iu referohej.

Trump dhe Musk filluan të shkëmbenin fyerje javën e kaluar në mediat sociale, pas projektligjit gjithpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve. Musk e cilësoi këtë projektligj si “të neveritshëm”. Trump tha të shtunën se marrëdhënia e tyre kishte mbaruar, por që atëherë ka thënë se nuk do të kishte problem nëse Musk do ta telefononte dhe do ta uronte gjithë të mirat.

Aksionet e Tesla në Frankfurt u rritën me 2.44% pas postimit të Musk.

Që nga fillimi i mosmarrëveshjes, Musk ka fshirë disa postime në mediat sociale që kritikonin Trumpin, përfshirë një që sinjalizonte mbështetje për shkarkimin e presidentit.

Burime pranë Muskut kishin thënë se zemërimi i tij kishte filluar të zhdukej dhe se ata besonin se ai mund të dëshirojë të riparojë marrëdhënien e tij me Trumpin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme