Pasku dhe Shuqja, kampionët e shahut

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Llambi Pasku dhe Klean Shuqja, të dy shahistë të Tiranës, janë kampionët e katrorëve bardhezi për vitin 2022. Kampionati individual i të rriturve dhe të rriturave, që u zhvillua për një javë në Tiranë, të shtunën kishte dhe ceremoninë e dorëzimit të trofeve, atje ku mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Presidenti i Nderit i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi, si dhe sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinci.

Ndërkohë për meshkuj vendin e dytë e zuri Zino Veleshnja e vendit e tretë Franc Ashiku. Po kështu për femra në vendin e dytë ishte shahistja e Teutës, Kler Çaku dhe në vendin e tretë shahistja e Butrintit, Eklea Omeri. Ky kampionat ishte përzgjedhës dhe për ekipin kombëtar të të rriturve dhe të rriturave, që më 27 korrik – 11 gusht në Indi do të marrë pjesë në Olimpiadën Botërore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme