Pastor Vilajeti: Kjo harmoni fetare duhet të trashëgohet

Aktualitet | 2 vite më parë

Pastor Vilajeti, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se harmonia fetare mes besimeve duhet të trashëgohet dhe se krishtlindja është një festë tipike që i bashkon të gjithë.

“Krishtlindja më e bukur festohet aty ky Krishti është prezent. Më bën gjithmonë të ndjehem mirë fakti se Krishtlindja është e vetmja festë  që në mënyrë të pafajshme i bashkon të gjithë dhe kjo duket në të gjitha urimet që bëjmë e kur shkojmë te njëri- tjetri. Është një moment i mrekullueshëm. Kishat ungjillore nuk janë shumë strikte. Festojmë me 25 dhjetor sepse nga kjo datë, dita fillon e merr nga nata. Është një festë që i bashkon të gjithë njerëzit në mënyrë hyjnore.”, tha Pastor Vilajeti. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme