Pastrimi i liqenit, pas grumbullimit të mbetjeve bëhet diferencimi i tyre

Nisi në fund të majit por duket se procesi për pastrimin e sipërfaqes ujore të liqenit dhe bregut të tij ka dhënë rezultatet e para. Anija e pastrimit e cila mbërriti nga Gjermania ka grumbulluar tonelata mbetjesh në grykëderdhjen e lumit Luma, si zona më e ndotur e liqenit.
Në vendgrumbullim është vendosur një kontejner me makineri nga ku po bëhet diferencimi i mbetjeve me qëllim riciklimin e një pjese të konsiderueshme.
Procesi i selektimit dhe diferencimit kryhet nga një grup punonjësish të bashkisë Kukës. Duket proces korrekt dhe i tillë duhet të jetë nën mbikëqyrjen e specialisteve gjerman. Edhe pse duket me ecuri të mirë, nevojitet më shumë staf punonjësish. Rezultatet janë të kënaqshme, marrë në konsideratë kohën e punës dhe sasinë e mbetjeve të grumbulluara.
Anija e pastrimit nis punën në dhjetëditëshin fundit të muajit maj dhe do të vijojë për një periudhë kohore deri në vjeshtë.
Në fakt puna për pastrimin e liqenit përmes kësaj anije erdhi si rezultat i nismave të këshillit të qarkut Kukës në kuadër të projekteve të BE-së për bashkëpunimin ndërkufitar me komunat e Kosovës, atë të Rahovecit dhe Prizrenit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




