Pasuria kulturore në Gjirokastër, Universiteti i Peskaras në mbështetje bashkisë

Prezent në Gjirokastër që prej 2004 profesori italian i urbanistikës Piero Rovogati, po angazhon studentët e vet në hartimin e projekteve për zhvillimin e Gjirokastrës.
Ndërsa vlerëson transformimin që ka pësuar qyteti i gurtë ai shprehet se problemet janë prezente pasi administrimi kryhet nga sektori publik.
Kjo është arsyeja pse kanë vendosur të ofrojnë mbështetjen e tyre me projekte që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe vlerësimin e pasurisë kulturore e ambientale.
“Janë ndryshime që vërtet të mahnitin. Po kuptojmë që po kryhet një transformim i rëndësishëm edhe pse ka probleme sepse kemi të bëjmë me administrimin e shumë gjërave nga subjekti publik.
Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tone si universitet. Jemi këtu për t’i propozuar bashkisë Gjirokastër një protokoll bashkëpunimi që të jetë pjesë e aktiviteteve që ne prej kohësh realizojmë. Ky aktivitet nuk përfundon sot . Do vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm nga studentë që janë duke punuar brenda diplomës së tyre projekte që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe vlerësimin e pasurisë kulturore e ambientale të Gjirokastrës”, tha Rovogati.
Me zhvillimin që ka marrë turizmi ,sipas Rovogatit, kërkohet një administrim i mirë me qëllim që zona historike të vazhdojë të jetë e jetueshme nga vendasit.
“Qendra historike ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Shumë shtëpi janë transformuar në vend pritje për turistët. Ju keni një presion të madh turistik e për këtë arsye duhet të administrohet. Kjo është një çështje që e kanë kaluar edhe qendrat historike italiane. Turizmi është pasuri e rëndësishme, por nëse nuk administrohet siç duhet largon banorët i transformon qendrat”, tha Rovogati.
Profesori italian ka vlerësuar edhe mënyrën sesi punohet për kthimin e shkollave në Gjirokastër në qendra komunitare.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




