Pasurimi i liqeneve me peshk, 620 mijë rasatë të rinj të krapit hidhen në liqenin e Prespës

620 mijë rasat të rinj të krapit janë hedhur në liqenin e Prespës. Kjo është sasia më e lartë e rasatit të hedhur e cila nga viti në vit shënon një rritje të kësaj specie në liqenin e Prespës. Falë kësaj iniciative të përvitshme specia e krapit nuk është në rrezik për zhdukje, por përkundrazi ka një rritje e cila pasqyrohet edhe nga gjuetia.
Rreth 900 kuintal krap peshkohen në vit në liqenin e Prespës. Ndërkohë që shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut hedh një sasi më të vogël të rasatit dhe peshkon një sasi disa herë më të madhe në vit se pala shqiptare.
Shqetësues për specialistin është ulja e numrit të subjekteve të peshkimit një shifër kjo që ka ardhur në rënie nga viti në vit.
Krapi i Prespës është një specie e cila tregtohet në sasinë me të madhe në tregun rajonal të Korçës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël shpërndahet në vende të ndryshme të Shqipërisë. Për shkak të kapaciteteve të ulëta në peshkim nuk ka pasur iniciativa për eksportim jashtë vendit.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




