Patatja e Gjonomadhit, fermerët kultivojnë pataten e veçantë të kërkuar në treg

Fermerët e fshatit Gjonomadh vijojnë të kultivojnë pataten e njohur të kësaj zone, e cila kërkohet në treg. Kjo patate është me emër dhe njihet në të gjithë Shqipërinë si për nga cilësia ashtu edhe nga kultivimi në toka malore dhe rritje pa plehra kimike. Familja Xhaxhamani ka mbjellë 1HA tokë me këtë kultivarin agria.
“Të gjithë thonë që kjo patate është më e mira, prodhimi ka qenë i mirë, i kemi bërë me ilaçe por shpenzimi ka shkuar shumë po ashtu edhe farat. Të shikojmë kur të shesin prodhimin ndërsa vjet u shit shumë mirë”, u shpreh fermeri Skënder Xhaxhamani.
Veç patates, ky fermer kultivon edhe perime si domatja, marulet, brokolin, lakrën e lulelakrën në një sipërfaqe prej 6 dynymësh.
Prodhimi i këtij fermeri shkon i gjithi për tregun vendas. Patatja është një kulturë e cila prodhohet masivisht në rang Qarku ku në viti ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton dhe zë një sipërfaqe të mbjellash prej mbi 2 mijë HA.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




