Patrullimi në zonat e mbrojtura, organizohet “kontrolli” ndërshtetëror në masivin malor Sharr-Korab

Organizimi i misionit të parë të patrullimit të përbashkët ndërkufitar në masivin malor Sharr-Korab, në kuadër të nismës “Natyra pa kufij”, kërkon t’i afrojë gjithmonë e më afër autoritetet menaxheriale, institucionet përgjegjëse dhe studiuesit nga komunitetet e katër zonave të mbrojtura.
Patrullimi nisi në piramidën kufitare nr. 9, në pjesën e malit të Velivarit, të Parkut Kombëtar të Mavrovës.
Masivi malor Sharr-Korab me sipërfaqe më të madhe në Europë, shtrihet në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë zonë përfshihen Parku Kombëtar i Sharrit në Kosovë, Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Parku Kombëtar Mali i Sharrit në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i këtij misioni patrullimi është që të rrisë efikasitetin në masat e mbikëqyrjes dhe monitorimit të plotë të zonave të mbrojtura ndërkufitare në zbulimin dhe parandalimin më të mirë të aktiviteteve të paligjshme në këto zona, duke koordinuar përpjekjet e grupit të përbashkët të patrullimit në menaxhimin dhe mbrojtjen e ekosistemeve që shtrihen përtej kufijve të tyre të përbashkët.
Misione të tjera të patrullimit të përbashkët pritet të vazhdojnë deri në muajin shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




