”Pazari n’fest”/ Tiranë, koncerte dhe argëtim për tre ditë

Muzikë popullore dhe moderne, projeksione të veprave të ndryshme të artistëve vendas dhe të huaj në fasadat e pallateve gjatë mbrëmjeve janë parashikuar ta kthejnë Pazarin e Ri në skenë feste.
Nuk do të mungojnë lojërat për fëmijë dhe panairet.
“Panairin e Vespave, “Vespa Show” pastaj vazhdojmë me piktura ku do të përfshihen qytetarët, kalimtarët, vazhdojmë me poçerinë.Nesër prapë do të kemi flash mob kërcimtarë, grupe kërcimtarësh të ndryshëm .
Vitin tjetër jemi Kryeqyteti Europian i Kulturës edhe i Artit dhe kemi filluar një si ta themi para përgatitje. Kemi një plan vjetor aktivitetesh, do të ketë shumë aktivitete interesante ku i përfshin sërish të gjitha shijet dhe grupmoshat, shprehet Rezart Cenaj.
Aktivitete të tilla do të ketë gjatë të gjithë vitit në sheshe të ndryshme të kryeqytetit.
Ngjarje të tilla kulturore e gjithëpërfshirëse synojnë tu japin një tjetër mundësi vendasve dhe të huajve të kalojnë ditë të këndshme në kryeqytet dhe ti ndryshojnë pamjen zonave të ndryshme të Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



