PD kërkon Komision Hetimor për KAYO, Bardhi: Janë shpenzuar 34 milionë euro

Politikë | 1 orë më parë

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore KAYO.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërsa sipas tij nuk ka transparencë mbi aktivitetin e kompanisë dhe përfitimet që ka pasur shteti.

Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?!”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme