PD thërret më 24 janar protestën kombëtare, Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni me guxim për të ardhmen tuaj

Politikë | 10 muaj më parë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e mbajtur për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare që do të zhvillojë opozita më 24 janar.

Berisha u kërkon qytetarëve që të flasin me guximin e tyre për të ardhmen e shqiptarëve.

“PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, me guximin e tyre dhe të ardhmen e shqiptarëve. Më datë 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.

Sot rikthehem dhe njëherë te një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.

Në rast se shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 mln euro taksa të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni asnjë gjurmë të tij”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme