Pedagogët ankohen në Kuvend për pagat: S’kemi pengesa për avancimin në karrierë, të rishikohet trajtimi financiar

Aktualitet | 6 muaj më parë

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka zhvilluar një seancë dëgjimore me artistë të Universitetit të Arteve në lidhje me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademik.

“Nuk lidhet vetëm me disa tituj akademik apo me disa pedagogë të veçantë. Në thelb bëhet fjalë për funksionimin institucional të universitetit tonë dhe për mënyrën se si zbatohet ligji brenda tij”, tha pedagogu Ilir Kaso.

“Ai që nuk ja del që të bëjë atë që bëjmë ne, ai studion atë që bëjmë ne dhe nuk ka llogjikë që ai të jetë më i privilegjuar sesa unë. Sot ne kemi arritur në pikën që nga mosplotësimi me tituj akademik rrezikohen fakultete që të mbyllen, rrezikohen katedra, rrezikohen departamente dhe ka disa vite që brenda institucionit bëhen manovra”, tha Josif  Gjepali, artist

Ndër të tjera artistët kanë kërkuar edhe rishikimin e pagave për këtë kategori.

“Breza të tërë që mbarojnë shkollën, janë studentët tanë. Disa të shkëlqyer, disa modestë, disa edhe në nivel të ulët. Po kur fillojnë punën në çdo institucion tjetër, që ditën e parë marrin më shumë pagesë se ne”, tha artistja, Manjola Nallbani.

Gjithashtu artistët theksuan se doktoratura nuk duhet të jetë kriteri i vetëm për të dhënë mësim, por titujt duhet të bazohen edhe te karriera.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme