Pedro, çfarë dite! Tite e thërret dhe ai … martohet

Gosip | 4 vite më parë

Një ditë vërtet e veçantë për Pedro Guilherme Abreu dos Santos, sulmuesin brazilian të Flamengos i njohur për të gjithë thjesht si Pedro. Në Itali e pamë në pjesën e parë të kampionatit 2019/20, katër segmente ndeshjesh nga të cilat asnjë si titullar dhe rreth gjashtëdhjetë minuta gjithsej me fanellën e Fiorentinës, por sot ai është fytyra e re e Selecaos që po përgatitet të luajnë Kupën e Botës në Katar.

Trajneri Tite, i cili e kishte thirrur në nëntor për një ndeshje kualifikuese, e ka përfshirë në listën me 26 emra që do të luajnë Botërorin dhe sulmuesi, i cili me sa duket ndihej mjaft i sigurt, vendosi ta festonte thirrjen duke nxjerrë unazën, gati për t’i kërkuar Fernandës të martohej me të. Përgjigja ishte pozitive dhe Flamengo postoi në rrjetet e tyre sociale pamjet e gëzimit të sulmuesit të tyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme