Peja mirëpret “Final-Four” të Ligës Unike

Basketboll | 5 vite më parë

Peja dhe Pallati i Sportit “Karagaçi” do të jenë mikpritësit e fazës finale të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj në edicionin e dytë të saj. Kështu pas “Dhimitraq Gogës” në Xhafzotaj, tanimë faza finale zhvendoset në Kosovë. Aq më tepër që përballë Teutës, të vetme skuadër përfaqësuese të Superligës shqiptare në basketboll për meshkuj, do të jenë tre ekipe të Kosovës. Dhe gjysmëfinalet, mbetet ende për t’u përcaktuar data, do të jenë Peja – Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli – Teuta.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar dhe për një konferencë për shtyp të enjten në ora 13:00 atje ku do të nënshkruhet marrëveshja mes Ligës Unike dhe Klubit të Basketbollit të Pejës për organizimin e fazës finale. E veç kësaj do të zbulohen dhe detajet e organizimit, ndërsa fituese në fuqi e Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj është Golden Eagle Ylli, kurse për femra ishte Prishtina.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme