Pekin 2022, Shi takohet me liderët botërorë

Presidenti kinez (Shi Xhinping) ka pritur të gjithë krerët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Ky është takimi parë për presidentin kinez, me kaq shumë njerëz, pas gati dy vjetësh izolimi për shkak të pandemisë. Shi ka nisur një maratonë diplomatike në prag të Lojërave, duke u takuar me presidentin rus dhe “mikun e vjetër” Vladimir Putin të premten dhe duke marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike më vonë gjatë ditës me dhjetëra të ftuar të huaj.
Pekini është i kënaqur me mbështetjen ndërkombëtare dhe kërkon të shkëlqejë në këtë Olimpiadë, pavarësisht bojkotit diplomatik të shumë vendeve. Dhjetra personalitete, kanë qenë të pranishme në Sallën e Madhe të Popullit, njoftoi media shtetërore. Takimet e kësaj jave janë një ndryshim i mrekullueshëm për Shi, i cili kishte shmangur udhëtimet jashtë vendit ose takimin ballë për ballë me vizitorë të huaj që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në 2020. Gjatë takimit Shi u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të “punojnë së bashku për një botë paqeje të qëndrueshme”.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres lavdëruan punën e bërë nga Kina për menaxhimin e Olimpiadës dhe trajtimin e pandemisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




