Pekini apel Kievit: Hiq sanksionet ndaj kinezëve

Pekini i ka kërkuar Kievit që të “korrigjojë gabimin” pasi Ukraina njoftoi sanksione të reja që synojnë Kinën dhe vendet e tjera.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun tha në një konference për shtyp se Kina kundërshton me forcë “sanksionet e njëanshme që nuk kanë asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, të cilat nuk janë të autorizuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Guo i kërkoi Ukrainës që “të korrigjojë gabimin e saj menjëherë dhe të zhbëjë efektin negativ” duke thënë se Pekini “të ruajë me forcë të drejtat dhe interesat legjitime dhe të ligjshme të kompanive kineze.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të dielën sanksione të reja për 53 individë dhe persona juridikë nga Kina, Rusia, Irani dhe vendet e tjera.
“Sanksionet janë imponuar në më shumë se 90 kompani të përfshira në nxjerrjen e metaleve të rrallë dhe kritike për prodhimin e elektronikës, sistemeve udhëzuese, motorëve dhe droneve”, tha ai.
Në muajin prill, Zelensky pretendoi se ishin arrestuar të qytetarëve kinezë që luftonin përkrah forcave ruse në rajonin lindor Donetsk.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





