Për festa jashtë vendit – Shtetet evropiane, destinacione të udhëtimeve 2–3 ditore

Në Kukës nuk mungojnë banorët që kanë zgjedhur ditët e festave të nëntorit, ndonëse vendi tashmë është i veshur me ngjyrat kuq e zi, duke i bashkuar dhe me fundjavën, të organizojnë udhëtime të shkurta disa ditore jashtë vendit.
“Nëntori është muaj me fluks, ku kërkohen paketa turistike për 2-3 ditë ku të kalojën festat. Stambolli, Praga e Barcelona janë ndër më të referuarat”, u shpreh Klodiana Visha, operatore turistike
Ata që preferojnë udhëtimet janë kryesisht grupe të organizuara që zgjedhin paketa turistike për shkak të çmimit më të favorshëm.
“Janë grupe shoqërore apo dhe mosha deri në 40 vjeç që preferojnë të shohin vendet jashtë. Paketat turistike për Europën kanë çmime të përballueshme”, u shpreh ajo.
Muaji dhjetor kryesisht gjatë festive të fundvitit referuar të dhënave nga agjencitë turistike ka një numër të lart rezervimesh kryesisht drejt Gjermanisë, Italisë por dhe Britanisë se Madhe.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




