Për herë të parë UNICEF ushqen fëmijë britanikë

Qeveria britanike mori kritika të ashpra sot pas kontributit të UNICEF në një fushatë për të ushqyer fëmijët nga familjet e dobësuara prej pandemisë së COVID-19 në BM, e para herë në historinë e agjencisë së Kombeve të Bashkuara.
Partia Laburiste, partia kryesore e opozitës, e konsideroi të turpshme që rreth 1 800 familje në vështirësi ushqehen pjesërisht gjatë pushimeve të Krishtlindjeve falë ndihmës financiare nga Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara.
“Jemi një nga vendet më të pasura në botë”, tha numri dy i laburistëve, Angela Rayner.
“Ne kurrë nuk duhet të kishim arritur në këtë pikë. Fëmijët tanë nuk duhet të varen nga shoqatat humanitare, që janë mësuar të veprojnë në zonat e luftës dhe pas katastrofave natyrore”, shtoi ajo.
Ndihma financiare nga UNICEF, që arrin në 25 000 stërlina (27 700 euro), iu dha disa shoqatave që ndihmonin familjet në rrethin e Southwark, në jug të Londrës.
Sipas UNICEF, e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, pandemia e COVID-19 është kriza më urgjente që ka prekur fëmijët që nga ky konflikt global.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




