Përdhunuan 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, vihen në pranga 2 persona në Elbasan

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor. Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar. 

B. Jolla dhe R. Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen. 

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërkohë policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjeçarit i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore. 

Ngjarja ka ndodhur 12 ditë më parë, por u referua vetëm një ditë më parë nga mamaja e 31- vjeçarit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme