Përfundon faza e katërt e gërmimeve në Antigone, janë zbuluar dy banesa të reja të panjohura më parë

Sociale | 2 vite më parë

Prej disa javësh në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është zhvilluar misioni italo-shqiptar ,ku nga gërmimet e kryera janë zbuluar dy banesa të panjohura më parë. Sipas profesor Pernës ka përfunduar faza e katërt e këtyre  gërmimeve dhe  qëllimi kryesor i kësaj ekspedite ishte, që të nxirrnin në dritë të dhëna të reja që datojnë përpara ndërtimit të banesave.

“Jemi në sezonin e katërt të gërmimeve arkeologjike në qytetin e Antigonesë. Gërmimet janë përqendruar më tepër në agoranë e qytetit dhe në zonat e banimit. Kërkimet që ne kemi zhvilluar janë kërkime që përfshijnë një sërë metodash bashkëkohore si ato gjeofizike dhe të fokusuar në strukturat e banesave përpara se të ndërtohej Antigonea”, u shpreh arkeologu Roberto Perna.

Ndërkohë arkeologia shqiptare Sabina Veseli na tregon se përgjatë këtyre katër javëve janë fokusura në gërmimet e strukturave që ndodhen pranë agorasë. Veseli u shpreh se kanë arritur të gjejnë faza të braktisjes së monumenteve.

Rezultatet nga ky mision janë të kënaqshme dhe mendohet që ky projekt I nisur me arkeologë shqiptarë dhe italianë të vijojë më tej për të nxjerrë në pah objekte të ndryshme me vlerë të periudhës para helenistike.

Gazetare L.Fili 

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme