Përfundon “Java e Administratës Publike”, fokus te digjitalizimi, transparenca dhe AI

“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” ka mbyllur siparin e saj, duke sjellë në fokus forcimin e kapaciteteve të administratës publike shqiptare për t’u përgatitur për sfidat e digjitalizimit, transparencës dhe shërbimeve moderne. Kjo javë e ngjeshur me aktivitete, e organizuar nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, synoi një angazhim të hapur dhe dialog vizionar drejt rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.
Një aktivitet i rëndësishëm i javës ishte ai i organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), i përkushtuar digjitalizimit të procesit të Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, theksoi në rrjetet sociale se “nevojat për trajnim në administratë do të mblidhen nga ASPA përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë digjital me të gjitha ministritë.”
“Bashkërisht po rrisim eficiencën e planifikimit të aftësimit të administratës publike për të qenë gati për sfidat e digjitalizimit, transparencës dhe shërbimeve moderne,” tha Pirdeni, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike.
Fokus te prokurimi publik dhe Inteligjenca Artificiale
“Java e Administratës Publike 2025, Edicioni II” u mbyll me eventin “Prokurim që forcon besim: Nga nevoja në certifikim”, i zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike (DAP), ASPA dhe Agjencinë e Prokurimit Publik. Ky event u përqendrua në rritjen e integritetit dhe profesionalizmit në fushën e prokurimit publik, përmes trajnimeve dhe testimeve që çuan në shpërndarjen e certifikatave për punonjësit e këtij sektori.
Java nisi më 1 korrik me forumin “Inteligjenca Artificiale dhe Transformimi Digjital i Shtetit”. Aty u prezantua një marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Tony Blair për Ndryshim Global dhe organizatën Apolitical. Ky bashkëpunim ambicioz ka si qëllim trajnimin e mbi 600 punonjësve të administratës publike në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, duke u fokusuar në aplikimin praktik të saj për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe për të rritur efikasitetin institucional.
“Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II” shërbeu si një platformë për reflektim dhe dialog, duke nxitur mendimin kritik dhe inovacione në rrugëtimin e përbashkët të Shqipërisë drejt integrimit evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.












