Përfundon korrja e grurit, prodhimi i këtij viti më i mbarë se vitet e tjera

Sociale | 2 vite më parë

Prodhimi i këtij viti përsa i përket sipërfaqes së mbjellë me grurë është i mbarë, sipas informacioneve nga Drejtoria e Bujqësisë në Qarkun Kukës janë mbjellë mbi 315 hektarë grurë. Kanë mbetur pak sipërfaqe pa korrur në disa zona të thella të Kukësit, duke ditur që temperaturat janë më të ulëta dhe pjekja e grurit ka ardhur më me vonesë

Çmimi këtë vit në treg varion mes 50 deri në 60 lekë për kilogram, çmim që nuk ka ndryshuar edhe vitin e kaluar, ku një pjesë e fermerëve e shesin dhe disa prej tyre e mbajnë për vete. Edhe pse numri i hektarëve nuk është rritur, prodhimi ka qenë më cilësor dhe fermerët janë të kënaqur për sasinë e prodhuar në raport me dynymët.

Pas përfundimit të grurit fermerët shfrytëzojnë tokat e tyre për të mbjellë më së shumti misër, ku edhe kanalet vaditëse janë në funksion dhe në shërbim të fermerëve.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme