Përkeqësohet situata në Delhi nga smogu, mbyllen të gjitha shkollat fillore

Të gjitha shkollat fillore në Delhi do të mbyllen për shkak të përkeqësimit të ndotjes së ajrit. Mësimi do të zhvillohet online për shkak të një smogu të dendur që ka “pushtuar” qytetin.
Delhi dhe qytetet fqinje po përjetojnë nivele ndotjeje që konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Të enjten, grimcat e dëmshme në ajër ishin më shumë se 50 herë më shumë se ajo që konsiderohet e sigurt nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Grimcat e voga mund të depërtojnë përmes mushkërive dhe të ndikojnë në organe. Ajo mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, ndërsa studimet tregojnë se mund të vonojë gjithashtu zhvillimin e fëmijëve të vegjël.
Nivelet e grimcave më të mëdha – PM 10 – arritën një mesatare prej 495, 10 herë më shumë se sasia ditore e konsideruar e sigurt nga OBSH.
Banorët në Delhi kanë raportuar irritime të syve dhe probleme të frymëmarrjes, sipas mediave lokale. Ndotja e ajrit pritet të ulet në ditët e ardhshme, por do të mbetet në nivele jo të shëndetshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




