Përkeqësohet zjarri në Ungrej të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat në Rras dhe Zimaj
Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar, teksa era e fortë dhe bimësia e dendur kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Zjarri po afrohet drejt zonave të banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj, duke rritur rrezikun për banesat dhe pronat e banorëve të zonës.
Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë dhe strukturat e emergjencave civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.
Ndërhyrja nga toka vijon të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe të aksesueshëm me vështirësi. Kushtet e motit, veçanërisht erërat e forta, po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po e komplikojnë më tej operacionin e shuarjes.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në terren, ndërsa mbetet shqetësim mbrojtja e zonave të banuara nga përparimi i zjarrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




