Përmbytje katastrofike në Mianmar, Qeveria ushtarake: Mbi 200 persona kanë humbur jetën

Stuhia Jagi që ka përfshirë Mianmarin, Vietnamin verior, Laosin dhe Tajlandën që nga fillimi i shtatorit deri më tani ka shkaktuar më shumë se 500 humbje jete në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare.
Kjo stuhi shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë të paktën 226 persona të vdekur. Po ashtu shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella. Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit, ndërsa ngriti alarmin se më shumë se gjysmë milioni persona kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm, strehim dhe veshje.
Agjencia e OKB për Reagim ndaj Fatkeqësive vlerësoi se rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit. Situata në Mianmar është përkeqësuar më tej edhe për shkak se të shkatërruar nga lufta civile e nisur që nga viti 2021.
Që nga ajo kohë, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa grupe të ndryshme të rezistencës së armatosur luftojnë kundër juntës ushtarake që mban pushtetin.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




