Përmbytjet në Indi, mbi 100 persona të zhdukur  

Azi | 1 vit më parë

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që ndodhën në Indi.

Rajoni Uttarakhand në veri të vendit ishte dhe zona më e prekur nga përmbytjet. Një valë gjigante uji vërshoi nga malet në fshatin Dharali, duke përmbytur rrugë dhe ndërtesa.

Autoritetet kanë nisur operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar kërkime në zonë, ndërsa shumë  ekipe të tjera nuk kanë mundur të mbërrijnë ende për shkak të rrugëve të dëmtuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Operacionet po përparojnë ngadalë pasi zona është mbuluar nga një sasi e madhe llumi dhe mbeturinash si pasojë e përmbytjeve.

Rrebeshet e shiut shkaktuan fryrjen e lumit Kheerganga, duke përmbytur dhe shkaktuar rrëshqitje dherash mbi fshatin Dharali, një destinacion i njohur turistik në verë.

Uttarakhand, i vendosur në Himalajet perëndimore, është shumë i ndjeshëm ndaj përmbytjeve të menjëhershme dhe rrëshqitjeve të dheut. Në vitin 2021, më shumë se 200 njerëz vdiqën nga përmbytjet e menjëhershme të shkaktuara nga rrebeshi i papritur i shiut.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme