Përmbytjet, thatësirat, rrëshqitjet e dheut, si po i detyron klima njerëzit të migrojnë

Ngjarjet ekstreme të motit dhe fatkeqësitë natyrore që po shtohen gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, po shkaktojnë shpërnguljen e miliona njerëzve nga vendet e tyre. Këta njerëz quhen emigrantë të klimës dhe mjedisit.
Parashikimet që dalin në dritë se sa pritet të intensifikohet ky fenomen janë në përputhje me parashikimet për të ardhmen e klimës. Konkretisht, sipas Komisionit të Lartë të OKB-së, fenomeni i migrimit mjedisor duket se do të përkeqësohet deri në vitin 2050.
Rritja e nivelit të detit, përmbytjet, valët e të nxehtit, thatësirat, zjarret apo rrëshqitjet e tokës krijojnë kushte në të cilat njerëzit nuk mund të jetojnë.
Qytete të tëra mund të zhyten në ujë, toka nuk është më e punueshme dhe rreziku i zhytjes së një zone në rrënoja janë vetëm disa shembuj të asaj që mund ta shtyjë një person të migrojë.
Shembulli i përmbytjeve në Brazil apo rrëshqitjet e fundit të dheut në Papua Guinenë e Re është tipik.
Sipas të dhënave më të fundit nga Parlamenti Evropian, vlerësimet e njerëzve që do të jenë bërë refugjatë klimatikë dhe emigrantë deri në vitin 2050 variojnë nga 25 milionë deri në një miliard, një numër veçanërisht shqetësues, i cili duhet të vërë në gatishmëri aktorët politikë në mbarë botën.
2023 rezulton si viti me më shumë zhvendosje të lidhura me klimën në dekadën e fundit.
Të dhënat e reja tregojnë se deri më 31 dhjetor 2023, të paktën 7.7 milionë njerëz në 82 vende ishin zhvendosur nga zona ku jetonin si pasojë e fatkeqësive që ndodhën jo vetëm në vitin 2023, por edhe në vitet e mëparshme.
Pesë vendet me numrin më të madh të zhvendosjeve të reja të brendshme për shkak të fatkeqësive në vitin 2023 ishin:
Kina me 4.7 milionë
Turqia me 4.1 milionë
Filipinet me 2.6 milionë
Somalia me 2 milionë
Bangladeshi me 1.8 milionë
Përmbytjet janë fenomeni që shkaktoi shumicën e migrimeve. 77% e 26.4 milionë migrimeve të reja të brendshme në vitin 2023 ishin rezultat i rreziqeve të lidhura me motin si stuhitë, përmbytjet dhe thatësira.
Përmbytjet mbetën arsyeja kryesore e migrimit klimatik, duke zhvendosur 9.8 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre në vitin 2023. Shkaku i dytë ishin stuhitë, të cilat shkaktuan 9.5 milionë persona të zhvendosur brenda vendit.
Më pas, një e katërta e zhvendosjes së brendshme ishte për shkak të tërmeteve , veçanërisht atyre që vranë dhjetëra apo edhe qindra njerëz në Turqi, Siri, Filipine, Afganistan dhe Marok. Në fakt, disa nga këta tërmete goditën zonat ku njerëzit e zhvendosur nga konfliktet e luftës tashmë jetonin, si në Siri dhe Afganistan.
Zonat më vulnerabël nga të cilat pritet të rritet migrimi klimatik në vitet në vijim janë:
Evropa Lindore
Amerika Latine
Afrika Sub-Sahariane
Afrika Veriore
Azia Jugore
Azia Lindore
Azia Qendrore/ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



