Përmbytjet/ Vengu: 502 forca të angazhuara në terren, aktualisht fokusi në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura janë angazhuar në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.
Ai tha se në terren janë mobilizuar 502 efektivë dhe 80 mjete, 22 motopoma dhe se Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Fier, Vlorë, Delvinë dhe Gjirokastër për të garantuar sigurinë e jetës, ndihmën në evakuim dhe rivendosjen e banorëve në banesat e tyre.
Ministri Vengu tha se banorët e evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore, si dhe në njësitë hoteliere në Durrës dhe Vlorë.
“Në rang vendi, në rotacione 24-orëshe, janë angazhuar 502 forca në terren, 80 mjete, fadroma, vakra dhe 22 motopoma, si dhe zjarrfikës dhe autoambulanca, sidomos në zonat e përmbytura. Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Fier, Vlorë, Delvinë dhe Gjirokastër për të garantuar sigurinë e jetës, ndihmën në evakuim dhe rikthimin e banorëve në banesat e tyre, si dhe për mbrojtjen e infrastrukturës kulluese dhe rehabilitimin e disa akseve të shkatërruara nga përmbytjet, qoftë në ura apo rrugë rurale. Banorët e evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore, si dhe në njësitë hoteliere në Durrës dhe Vlorë”, tha Vengu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



