Përplasja/ Kthupi: Berisha është hetuar si Beqja. Sulo: Berisha s’ka akuzë

Gazetari Arion Sulo ka debatuar me sekretarin për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike, Rezart Kthupi pasi ky i fundit tha se Berisha është hetuar nga SPAK-u njësoj si Ilir Beqja.
Sipas Kthupit, ish-kryeministrit Berisha nuk i është bërë asnjë padrejtësi teksa theksoi se lideri historik i së djathtës është hetuar në të njëjtën gjendje si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.
Nga ana e tij, Sulo tha se ish-kryeministri Berisha nuk ka akuzë konkrete ndaj tij.
Sulo theksoi se SPAK-u nuk e nxjerr këmbën jashtë gardhit vetëm e vetëm që të mos rrezikojë qeverinë e kryeministrit Rama.
“Berisha s’ka akuzë. Gjykata e Lartë ka të gjithë ata ekspertët që kanë bërë Reformën në Drejtësi. Kjo është vjedhja, ndikimi dhe futja e duarve në Reformën në Drejtësi dhe SPAK-u nuk ka nevojë të ndikohet me urdhër.
SPAK-u ka nevojë që të mos ta nxjerrë këmbën nga gardhi për të mos rrezikuar qeverinë. Dhe kjo ka ndodhur. Shiko 5 Drejtorët, shiko ARRSH-në. Opozitë që të mbrojë korrupsionin e bashkiakëve…”, u shpreh Sulo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




