Përshkallëzim i Konfliktit, ndikim në ekonomi – BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit
Drejtorit i Departamentit të Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, shpreh shqetësimin se konflikti ushtarak në lindjen e mesme ka ndryshuar tregjet ndërkombëtare dhe në kushtet e një përshkallëzimi të mundshëm do të impaktojë në të ardhmen edhe ekonominë ton. Ai shtoi se Shqipëria ndodhet përballë një goditje oferte, duke e krahasuar me periudhën e konfliktit ushtarak në Ukrainë.
“Këto ndikime do të jenë në kahun negativ, jemi përball potencialisht një goditje ofertë e cila është e ngjashme me atë që pasoi konfliktin ushtarak në Ukrainë, goditje e cila nëse do të intensifikohet dhe do të vazhdoj të jetë prezentë do të ketë presion për rritje të çmimeve”, u shpreh Themeli.
Sipas Themelit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rishikojë edhe njëherë qëndrimin e politikës monetare në fillim muajit që vjen, pas analizës së zhvillimeve gjatë prillit.
“Banka e Shqipërisë do të rimarr edhe një herë në shqyrtim qëndrimin e politikës monetare dhe besoj që gjatë muajit prill do të kemi më shumë kohë për të analizuar çfarë pasojash priten të ketë ekonomia shqiptare”, tha ai
Ndërkaq, norma bazë e interesit është mbajtur e pandryshuar në 2,5% nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Gazetar: H. Mahmutaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




