Përshkallëzimi i konfliktit në Liban, Shefi i OKB: Bëj thirrje për armëpushim të menjëhershëm!

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se “është jashtëzakonisht i shqetësuar” me përshkallëzimin e konfliktit në Liban, teksa ka bërë apel për një armëpushim të menjëhershëm.

Përmes një deklarate, ai paralajmëroi se një “luftë e gjithanshme duhet të shmanget në Liban me çdo kusht”.

“Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë kontaktet e tij dhe përfaqësuesit e tij në terren gjithashtu do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, thuhet në deklaratë.

SHBA ka deklaruar se beson se Irani po përgatit një sulm të afërt me raketa balistike kundër Izraelit, pas nisjes së një operacioni tokësor nga Izraeli në Libanin jugor që synon Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha se nuk ka identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani.

Zyrtarët izraelitë e përshkruan ofensivën tokësore në Liban si “sulme të lokalizuara” që janë “shumë të kufizuara në shtrirje”, duke thënë se nuk do të kishte “pushtim afatgjatë ” të Libanit./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme