Përshkallëzohen luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Armenia ka dërguar luftëtarë të Partisë Komuniste të Kurdistanit e njohur si PKK-së dhe pjesëtarë të ashtuquajturës Ushtria e fshehtë për çlirimin e Armenisë, ASALA, në rajonin e Nagorni-Karabakut, ku prej së dielës kanë shpërthyer përplasje të forta ushtarake mes dy vendeve.
“Armenët miratuan një strategji të re kombëtare që tregon qartë se ata duan të pushtojnë territore te reja në Azerbajxhanit,” ka thënë i dërguari i Azerbajxhanit në Ankara, Khazar Ibrahim.
Disa ditë më parë, në shtypin turk u shfaqën raporte sipas të cilave njësitë kurde YPG, të konsideruara si terroriste nga Turqia, pasi kishin marrë trajnim në Irak e Siri, ishin transferuar në rajonin azer të Nago-Karabak, i cili është i pushtuar nga Armenia.
Raportet pretendonin se qëllimi i tyre ishte të stërvisnin milicitë armene kundër Azerbajxhanit dhe në fund të fundit të hapnin një front të ri lufte kundër Turqisë.
Rajoni i Nagornit është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se është i sigurt se do të rimarrë kontrollin mbi Karabakun.
Azerbajxhani po përdor nw luftime dronë ushtarakë të prodhuar në Turqi çka aktualisht po bën diferencë tw madhe mes 2 shteteve.
Analistët paralajmërojnë se intensifikimi i dhunës mund t’i trazojë tregjet , pasi Kaukazi Jugor është një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror nga Deti Kaspik në tregjet botërore.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu hapur mbështetje për Azerbajxhanin, shtet I cili ka popullsi të madhe turke dhe I ka bërë thirrje edhe botës që ta përkrahë këtë vend në të asaj që ai e quan “betejë kundër pushtimit dhe mizorisë”.
Rusia, e cila është një aleate e Armenisë, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




