Përshkallëzohen tensionet mes Trump dhe Guvernatorit të Kalifornisë, sot seanca gjyqësore për përdorimin e Gardës Kombëtare

Botë | 1 vit më parë

Teksa protestat kundër Imigracionit vijojnë në ditën e dytë të gjashtë jo vetëm në Los Angeles, por në New York, San Francisko, Austin, Teksas e disa qytete të tjera, tensionet mes Presidentit Donald Trump dhe Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, janë përshkallëzuar.

Kjo pasi ndërsa kryebashkiakja e Los Angelesit Karen Bass, lëshoi një shtetrrethim gjatë natës për rreth 1 milje katrorë në qendër të Los Anxhelosit, Trump dërgoi 4,000 ushtarë të Gardës Kombëtare dhe 700 marins në Los Angeles kundër dëshirës së saj dhe guvernatorit.

Në këtë kuadër, Newsom paditi administratën Trump, duke thënë se ata në mënyrë të paligjshme “shkelën” sovranitetin e Kalifornisë kur federalizuan Gardën Kombëtare të Kalifornisë.

“Demokracia është nën sulm para syve tanë, ky moment që kishim frikë ka ardhur”, tha ai.

Seanca dëgjimore në gjykatën federale është planifikuar për këtë të enjte, nëse administrata Trump mund të përdorë Gardën Kombëtare dhe Marinsat për të ndihmuar me bastisjet e imigracionit në Los Angeles.

Guvernatori i Kalifornisë, e përshkroi ndërhyrjen ushtarake federale në qytetin e dytë më të madh të vendit, si fillimin e një përpjekjeje shumë më të gjerë nga Trump për të përmbysur normat politike dhe kulturore në zemër të demokracisë së vendit.

Newsom paraqiti një mocion emergjence duke kërkuar ndërhyrjen e gjykatës.

Clinton kritika Trump: Federalizimi i Gardës Kombëtare, në rast fatkeqësie

Ish-Presidenti Bill Clinton e ka kritikuar vendimin e administratës Trump për të federalizuar Gardën Kombëtare në përgjigje të protestave në Los Angeles, gjatë fjalimit të tij në turneun e librit të tij në New York.

“Presidenti Trump u përfshi në këtë që të fliste keq për Kaliforninë. Nëse do të federalizoni trupat, kjo duhet të bëhet kur të ketë një fatkeqësi të madhe natyrore, ose kur njerëzit e ngarkuar me ruajtjen e rendit dhe ndjekjen e ligjit në nivel lokal thonë se na duhet ndihmë. Sepse nuk doni – nuk mendoj se doni ta bëni diçka të tillë një ngjarje mediatike. Ajo që doni të bëni është ta çaktivizoni sa më shpejt të jetë e mundur.”, tha Clinton.

Një javë më parë, presidenti Trump urdhëroi vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare për të shuar protestat e imigracionit në Los Angeles, duke anashkaluar kundërshtimet e Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, në një veprim të rrallë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme