Peshku helmues kapet sërish në Vlorë- Drejtuesi i Portit të Peshkimit në Radhimë apelon për kujdes: Edhe prekja mund të jetë fatale
Peshku Para, i njohur ndryshe si peshku “Gjyle”, një nga më helmuesit të ujërave të kripura, është kapur për herë të dytë nga rrjetat e peshkatarëve në Vlorë.
Drejtuesi i Portit të Peshkimit në Radhimë, Sherif Dyrmishi, ka bërë thirrje për kujdes maksimal nga peshkatarët dhe qytetarët, duke paralajmëruar se edhe prekja e këtij peshku mund të rezultojë fatale.
“Ky është peshku Para, gjyle në gjuhën e peshkimit. Është një peshk shumë helmues. Rasti i dytë i ndodhur në gjirin e Vlorës, një rast ka qenë, një ekzemplar shumë i vogël para 7 vitesh. Sapo e konfirmoi profesor Rigels Bakiu. Ky është rasti i dytë dhe shumë i madh. Apel për kujdes pasi është helmues dhe duke e prekur. Toksinat e tij mund të çojnë në një rrugë pa kthim, drejt vdekjes”, tha Dyrmishi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




