Petkoviç: Kurti e kalon topin sërish pa sukses për dështimin e dialogut me Beogradin

Pas deklaratave të bëra nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se Prishtina do të njohë targat serbe, pasi të sigurohet se Serbia po zbaton plotësisht vendimin e saj, ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.
Ky i fundit është shprehur se Kurti po tenton pa sukses të kalojë “topin” në fushën e Beogradit për dështimin e dialogut, “duke shfrytëzuar shkëmbimin e tezave dhe duke mashtruar opinionin sepse është ai që shkel të gjitha marrëveshjet e mundshme dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe shkatërron çdo përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin”.
Petkoviq theksoi se e gjithë bashkësia ndërkombëtare e di mirë se Kurti është ai që as pas 11 vitesh nuk dëshiron të formojë Unionin e Komunave Serbe.
Ai sqaron se “në marrëveshjet e arritura thuhet qartë se kush e shkruan Statutin e ZSO-së dhe si duhet të duket, dhe se Kurti mund t’i shkruaj dikujt tjetër “Listat e dëshirave të Vitit të Ri”, pasi me sa duket “beson ende në përralla“”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




