Pika kufitare Qafë Morinë, fluks i lartë, por me procedurë kontrollesh në kufi

Ky fillim vere ka rritur ndjeshëm fluksin e hyrjeve dhe daljeve edhe përmes pikës kufitare të Qafë Morinës në Tropojë. Pjesa më e madhe e kalimeve në këtë pikë kufiri regjistrohet nga turistët vendas e të huaj, me destinacion Luginën e Valbonës, por edhe lumin e Shalës. Qytetarët e Kosovës, përbejnë edhe numrin më të lartë për shkak të afërsisë gjeografike.
“Jemi nisur për vizitë të lumi i Shalës”, tha një udhëtar.
Dy çiftet udhëtojnë për herë të parë drejt lumit të Shalës. Kanë dëgjuar përmes publikimeve mediatike dhe rrjeteve sociale.
Por ndryshe nga pika kufitare e Morinit, në të cilën për një periudhë nëntë mujore aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle, siç është përcaktuar në marrëveshjen e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri Kosovë, në pikën kufitare të Qafë Morinës nuk aplikohet një regjim i tillë, e sipas qytetarëve që kalojnë përmes saj, nuk duhej të kishte dy standarte në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë.
I njëjti regjim kontrollesh aplikohet edhe në Qafe Prushi të Hasit, Shishtavec të Kukësit etj. Në 24 orët e fundit, në piken kufitare të Qafë Morinës, kanë hyrë rreth 2100 shtetas nga të cilët 1430 shtetas shqiptarë dhe 530 të huaj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




