Plagosje me armë zjarri në Korçë, autori i dyshuar shpallet në kërkim pas konfliktit për motive të dobëta

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta.

“Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 4, dyshohet se shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin Dh. Sh., 38 vjeç, për motive të dobëta,” njofton zyrtarisht Policia.

Viktima e këtij incidenti është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ku sipas burimeve zyrtare ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar,” shton njoftimi i autoriteteve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme