Planifikonin “hakmarrje” ndaj Mourinho-s, japin dorëheqjen krerët e Federatës Turke të Futbollit

Publikimi i disa mesazheve ku udhëheqës të Federatës Turke të Futbollit betoheshin se do të merrnin hak kundrejt Jose Mourinho-s pasi sipas tyre ai kishte kaluar ç’do limit me polimikat e krijuara pas ndeshjes mes Fenderbahçes dhe Gallatës ka rezultuar fatal për disa pjestarë të Federatës Turke të Futbollit.
Konkretisht presidenti i komitetit të Federatës Turke të Futbollit, Celal Nuri Demirturk dhe i gjithë bordi i drejtorëve ka dhënë dorëhqejen ditën e sotme pasi presioni ka qenë shumë i madh pas publikimit të mesazheve që kishin këmbyer mbi ankesat e portugezit për arbitrat në Turqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




