Play Off-i i Botërorit/ Një “spiun” italian në stërvitjen e Bosnjës

Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes që do të vendosë fatin e Bosnjës dhe Italisë në Kupën e Botës, atmosfera po nxehet. Këtë herë, nuk është festimi i Dimarcos apo kushtet në stadiumin e Zenicës që po i nxehin gjërat, por fotografia e një “spiuni” ushtarak italian, i cili dyshohet se hyri në kampin stërvitor të Bosnjës për të filmuar lojtarët e ekipit vendas.
Lajmi u publikua nga shtypi boshnjak, sipas të cilit seanca stërvitore e Dzekos dhe shokëve të tij të ekipit u filmua nga një ushtar i EUFOR-it, baza e të cilit ndodhet menjëherë pranë kampit, i cili qëndroi edhe pas 15 minutave të para të stërvitjes, të cilat ishin të hapura për publikun.
Një stuhi shpërtheu shpejt, kështu që për të shuar polemikat, burime të mbrojtjes njoftuan se nuk bëhej fjalë për një “spiun”. I dyshuari ishte një ushtar italian i cili, nga baza e tij në kufi me fushën e futbollit, thjesht po vëzhgonte seancën stërvitore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




