Play-off NBA/ San Antonio eliminon Minnesota-n, Pistons dhe Cavs kërkojnë ndeshje të shtatë

Basketboll | 6 muaj më parë

Në takimin e gjashtë mes San Antonio-s dhe Minnesota-s nuk kishte histori. Spurs falë paraqitjes së Stephn Castle (32 pikë, 11 topa në tabelë dhe 6 asist) dhe të zakonshmit Victor Ëembanyama (19 pikë, 6 topa në tabelë dhe 3 asist) iu imponuan ekipit të Mineapolisit që në periodën e parë. Spurs fituan këtë sfidë me shifrat 139-109 duke mbyllur serinë 4-2 dhe duke prerë një biletë për në finalen e Konferencës së Perëndimit ku i presin kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder.  

Në Konferencën e Lindjes ndeshja mes Cleveland dhe Detroit u mbyll me fitoren e ekipit mik. Pistons triumfuan në Cleveland me shifrat 115-94 duke bërë të nevojshme që të luhet edhe ndeshja e shatë e kësaj serie për të vendosur se cila mes dy formacioneve do të shkojë në finale. Sa i përket kronikës ekipi i Pistons arriti që t’i shkaktonte humbjen e parë Cleveland gjatë këtyre play-off falë performancës së Cade Cunningham (21 pikë dhe 8 asist) dhe Jalen Duren (15 pikë dhe 11 topa në tabelë).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme