Pogba i kërcënuar, 100 mijë euro dhe… denoncim

Në Francë nuk ndalen zbulimet për çështjen Pogba, i cili denoncoi rrëmbimin në marsin e kaluar nga një grup personash, mes të cilëve edhe vëllai i tij Mathias, i cili pretendonte 13 milionë euro sepse do t’i kishin garantuar “mbrojtje” lojtarit të Juventusit. RMC Sport, duke cituar hetuesit e përfshirë në hetimet pas ankesës së Pogba (të datës 3 gusht), zbulon se si mesfushori – gjatë marrjes në pyetje në polici – dyshohet se ka pranuar se ka paguar 100,000 euro për zhvatësit e tij.
Gjashtë muaj më parë, Pogba, në Francë për angazhimet me kombëtaren, thuhet se u dërgua në një apartament në Paris, pasi u afrua nga ish-të njohur në lagjen Roissy-en-Brie, ku ai u rrit si fëmijë. Dy persona me kapuç dhe të armatosur do ta ndalonin më vonë kundër dëshirës së tij nën kërcënimin e një M16.
Lojtari i Juventusit ka refuzuar të paguante 13 milionët e kërkuara dhe që nga ajo ditë do t’i duhej të kalonte kohën nën shoqërinë e një njeriu të quajtur Babacar. Nën presionin e kriminelëve, ai më pas u përpoq ta mbyllte çështjen duke paguar 100 mijë euro tek zhvatësit, të cilët, megjithatë, Pogba u tha hetuesve se nuk kënaqeshin. Në atë moment ka ardhur dhe denoncimi në polici.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




