Policia e Shtetit, plan masash për garantimin e rendit në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Itali

Uncategorized | 2 vite më parë

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në Fan-Zonë ku priten të ketë një numër të madh tifozësh në kuadër të zhvillimit të ndeshjeve të futbollit “Euro2024”.

Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë qarqet kanë hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit e sigurisë dhe mbarëvajtjen e trafikut rrugor para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Itali, e vlefshme për Kampionatin Europian “Euro 2024”.

Në këtë kuadër, shërbimet e policisë do të përqendrohen në sheshet qendrore të qyteteve dhe në zonat e grumbullimit të tifozëve (Fan Zone), të ngritura nga bashkitë.

Gjithashtu strukturat e Policisë Rrugore kanë planifikuar shërbime të përforcuara në të gjithë akset rrugore kombëtare, rrugët urbane dhe bulevardet e qyteteve.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin gjatë grumbullimeve për ndeshjen Shqipëri-Itali dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e policisë për parandalimin e incidenteve.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme