Policia e Shtetit vlerëson inspektorin Gramos Topi me Certifikatën e Karrierës për 34 vite shërbim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës inspektorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Gramos Topi, në shenjë mirënjohjeje për 34 vite shërbim të përkushtuar në radhët e Policisë së Shtetit.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shefi i Komisariatit, kryekomisar Gerald Toska, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzoi Certifikatën e Karrierës inspektorit Gramos Topi, me motivacionin: “Për kontributin e vyer të dhënë gjatë viteve të shërbimit në radhët e Policisë së Shtetit.”
Përgjatë 34 viteve të karrierës së tij, inspektori Gramos Topi është dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet, duke kryer detyrën me përkushtim e përgjegjësi dhe duke u bërë një shembull frymëzimi për kolegët dhe brezat e rinj të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ceremonisë, inspektori Gramos Topi shprehu mirënjohjen për vlerësimin e akorduar me Certifikatën e Karrierës dhe u uroi kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




