Policia rrugore masa për fundvit – Thirrje qytetarëve për të mos abuzuar me alkoolin

Aktualitet | 10 muaj më parë

Për shkak të festave të fundvitit fluksi i lëvizjes është rritur e për pasoj është shtuar edhe trafiku në rrugët urbane dhe ndërurbane. Policia rrugore ka hartuar një plan masash për të menaxhuar  situatën gjatë ditëve festive.

“Me objektiv garantimin e sigurisë, për festat e fundivitit është hartuar një plan masash i mirëfilltë. Janë shtuar kontrollet në zonat urbane dhe ndërurbane me mjete inteligjente dhe po kryhen kontrolle për alkool dhe lëndëve narkotike”, u shpreh Joan Trungu, Shefi Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban.

Kryeqyteti ka edhe pika të kuqe ku policia rrugore do të ketë vëmendje te shtuar.

“Ka zona ku shpesh drejtuesit e mjeteve janë treguar të pakujdesshëm, përdorimi i shpejtësisë së lartë. Bëjmë thirrje që të kenë kujdes me përdorimin e alkoolit”, tha ai.

Policia rrugore u bën apel qytetarëve të tregohen vigjilent.

“U bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit, të mos konsumojnë alkool në drejtim të mjetit”, theksoi Trungu.

Efektivët e Policisë rrugore do të jenë pranë qytetarëve, për të siguruar festa të sigurta dhe pa incidente.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme