Portieri i Barcelona SC humb jetën në moshën 20-vjeçare

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Justin Cornejo, portieri i Barcelona SC në Ekuador, ka vdekur në moshën 20-vjeçare. Ka qenë vetë klubi ekuadorian që ka konfirmuar vdekjen e tij në një deklaratë për shtyp të publikuar në rrjetet sociale: “Nuk ka fjalë që mund të fshijnë dhimbjen që ndjejmë në këtë moment. Kujtimi që ai ka lënë pas për të gjithë ne do të jetë ai që na jep forcë për ta kaluar këtë. Justin, do të jesh përgjithmonë në zemrat tona. Pusho në paqe mik. Të duam shumë”.

Sipas shtypit ekuadorian, Cornejo ishte shtruar në spital për 48 orë pas një aksidenti të pësuar në shtëpi. Lojtari pësoi dëmtime në tru. Barcelona SC, e cila do të përballet me Bragantinon në Copa Suadmericana natën mes të mërkurës dhe të enjtes, dëshiron të anulojë ndeshjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme