Portugalia, Cristiano Ronaldo: Mjaft folët për mua

Uncategorized | 4 vite më parë

Konferencë surprizë për shtyp për Cristiano Ronaldon, i cili ka ngritur zërin që nga grumbullimi i Portugalisë: “Mjaft pyetët shokët e skuadrës për mua, thjesht bëni pyetje për Kupën e Botës. Gjithsesi jam antiplumb, kam një xhaketë çeliku. Po bëja shaka me Brunon Fernandes, ai mbërriti vonë dhe unë e pyeta nëse kishte ardhur me anije. E njëjta gjë me Cancelo, ai ishte pak i trishtuar dhe unë po përpiqesha ta gëzoja”.

Korrespondentët në Katar padyshim që e pyetën CR7 për intervistën në të cilën ai kritikoi Manchester United: “Unë flas kur dua. Ndonjëherë shkruani të vërteta, ndonjëherë gënjeshtra. Por të gjithë e dinë se kush janë dhe çfarë besoj”.

Më pas ai vazhdoi të fliste për Botërorin aktual dhe dualizmin e pafund me Messin. Portugezi u pyet nëse ngritja e kupës në Katar do ta mbyllte debatin se cili nga të dy është më i fortI: “Edhe sikur të fitoja, ky debat do të vazhdonte”.

“Disa njerëz më pëlqejnë më shumë, të tjerë më pak: janë të parët që më motivojnë, jo paratë. Është pak a shumë si ajo që ndodh në jetën e përditshme, ka nga ata që preferojnë biondet dhe nga ata që preferojnë brunet… Unë besoj në fitoren përfundimtare por duhet të mendojmë garë pas gare, duke filluar nga Gana”.

Ronaldo thotë se ndihet “mirë” si fizikisht ashtu edhe mendërisht: “Do të habitesha nëse do të më duhej të provoja diçka në moshën 37 vjeç e 8 muaj, pas gjithçkaje që kam bërë dhe fituar. Natyrisht se duhet të demonstrohet sezon pas sezoni. Fitimi i Kupës së Botës do të ishte një ëndërr, por nëse nuk ndodh, përsëri jam krenar për atë që kam bërë në karrierën time”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme