Portugalia, Santos: Është faji im për humbjen

Uncategorized | 4 vite më parë

“Ronaldo? Ai ishte i zemëruar me lojtarin korean që e ofendoi dhe i kërkoi të largohej nga fusha. Ai u përgjigj, është krejtësisht normale”.  Kështu Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, ka komentuar mosmarrëveshjen mes Cristiano Ronaldos dhe një kundërshtari korean gjatë ndeshjes së sotme në Kupën e Botës.

Duke komentuar humbjen e skuadrës së tij, Santos tha: “Ne humbëm intensitetin në pjesën e dytë në duele. Kundërshtari filloi të fitonte më shumë duele, në pjesën e dytë skuadra pati shumë ulje-ngritje. Gjërat nuk shkojnë mirë dhe përgjegjësia është e imja, sigurisht”.

Megjithatë, përpara fazës së 16-shes, Santos përfundoi: “Morali është i lartë dhe do të lëkundet pak, gjë që është normale. Ky grup është shumë i koncentruar dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi të njëjtë si deri më tani. Nuk mundemi kurrë të ngadalësojmë, në një Kupë Bote çdo kundërshtar është shumë i rrezikshëm”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme